Crystal Palace bllokon marrëveshjen e lojtarit të saj me Milanin, Mateta shfryn në rrjetet sociale
Liverpool arriti një fitore të madhe në Premier League, duke mposhtur Newcastle United me rezultatin 4-1 në “Anfield”, pas një përmbysjeje bindëse.
Newcastle kaloi i pari në avantazh me golin e Anthony Gordon, por reagimi i “Reds” ishte i menjëhershëm dhe vendimtar. Hugo Ekitiké realizoi dy gola, ndërsa Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konaté plotësuan festën për vendasit, të cilët dominuan pjesën e dytë të takimit.
Falë këtij suksesi, Liverpool ngjitet në vendin e pestë në renditje dhe mbetet vetëm një pikë larg Chelsea, që aktualisht mban pozitën e katërt. Ambiciet për një vend në Champions League janë tashmë plotësisht të hapura.
Nga ana tjetër, Newcastle vazhdon ecurinë negative në “Anfield”, duke mos arritur të fitojë në 30 vizita radhazi në elitë, seria më e gjatë e këtij lloji në historinë e klubit. “Magpies” renditen aktualisht në vendin e 10-të në tabelë.
Top Channel