“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”, debati në Big Brother VIP, Rogerti: S’kam ardhur këtu për shembull të mirë

31/01/2026 18:44

Një përplasje e fortë verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP mori një drejtim të papritur, duke u shndërruar në një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni.

Ajo që nisi si një debat i zakonshëm mes banorësh, përfundoi me zbulime të rënda nga e kaluara personale e Rogertit.

Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi hapur se ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të bixhozit dhe vendimeve të gabuara, duke deklaruar se brenda një kohe shumë të shkurtër ka humbur shuma marramendëse parash.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Kam çuar dëm një shtëpi të tërë. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time”, u shpreh ai, duke lënë të shtangur jo vetëm Gimbos, por edhe publikun.

Reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm. Ai theksoi se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u krenuar dhe as një shembull për t’u ndjekur, duke e vënë Rogertin përballë përgjegjësisë së fjalëve dhe veprimeve të tij.

Por kritikat ndezën edhe më shumë situatën. Rogerti reagoi me tone të ashpra, duke sqaruar se pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP nuk ka si qëllim të paraqitet si model pozitiv.

“O vëlla, s’kam ardh këtu për shembull të mirë. Kam ardh me tregu jetën time, që njerëzit mos të bëjnë gabimet e mia”, tha ai me nervozizëm.

Momenti u konsiderua nga ndjekësit si një nga rrëfimet më të sinqerta dhe të errëta të këtij sezoni, duke hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale mbi bixhozin, pasojat e tij dhe përgjegjësinë e figurave publike në ekran./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB