Iu hakerua telefoni dhe e rrahën sepse u tall me princin e Arabisë Saudite, komediani arab rrëfen vështirësitë pas incidentit: Ia dolën të më heshtnin, nuk jam më…
Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane (përfshirë Digos) evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një objekt që ishte zaptuar që nga viti 1996 dhe që funksiononte si një hapësirë kulturore, sociale dhe politike për pothuaj 30 vjet.
Për këtë ishte njoftuar sot një protestë kombëtar e thirrur në përgjigje të boshatisjes së qendrës sociale Askatasuna. Pjesë ishin grupe në Torino nga e gjithë Italia dhe madje edhe nga jashtë vendit.
Këto janë imazhet të ndarë në mediat sociale nga Ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto dhe ish-senatori i Partisë Demokratike Stefano Esposito.

Pamjet janë filmuar në Corso Regina Margherita në Torino, pranë hyrjes së kampusit të Universitetit Luigi Einaudi dhe ish-selisë së qendrës sociale Askatasuna, e cila u evakuua më 18 dhjetor.
Në këtë zonë për gati një orë pati një përplasje të fortë, ku një grup i madh protestuesish nxorën papritmas mburoja të bëra vetë, duke shkaktuar një përplasje me policinë.

Tensionet u përshkallëzuan shpejt, duke pasuar me djegien e koshave të mbeturinave, hedhje e gurëve dhe bombave molotov e transformuan rrugën në një fushë beteje.
Në këtë rrëmyjë, pati edhe një ofekt polcie të lënduar pasi u sulmua nga protestuesit.
Një ekip xhirimi i RAI-t u sulmua gjithashtu. Gazetarët u vunë në shënjestër, u sulmuan fizikisht, u kërcënuan dhe u detyruan të largoheshin, ndërsa u hodhën gurë dhe pajisjet e tyre të punës u shkatërruan.
Top Channel