Presidenti Begaj i dorëzon flamurin ekipit kombëtar që garon në Lojërat Olimpike dimërore
Në NFL janë ndezur sirenat e alarmit teksa është rritur numri i tronditjeve cerebrale. Pavarësisht modifikimit të rregullave për të reduktuar shpejtësinë e lojtarëve në përplasjet mes tyre janë regjistruar 35 tronditje cerebrale gjatë 2025 ndërkohë që në 2024 ishin 8.
Ai që e konfirmoi këtë të dhënë ishtë zv/presidenti i NFL, Jeff Miller që vuri në dukje rritjen e madhe të numrit të rasteve të tilla.
‘Këtë vit vumë re një rritje të tronditjeve cerebrale në krahasim me vitin e kaluar-tha Miller-do të punojmnë me Komisionin e Garave për të analizuar aspektet e lojës si shkelmimi i parë i topit dhe gjëra të tjera.
Një nga arsyet që kanë çuar në këtë rritje ishte numri gjithnjë e më i madh i dshkelmimeve të kthyera që në këtë sezon arriti në 2076, ndërsa në 2024 ishte vetëm 919, duke shkaktuar 1157 episode kontakti
‘Kemi nisur bisedimet me Komisionin e Garave për të analizuar impaktet, formacionin, strukturën dhe shpejtësinë e lojës. Do të studiojmë secilin prej këtyre rasteve të tronditjeve cerebrale dhe së bashku do të vendosim nëse ka aspekte për t’u rregulluar-shtoi Miller
Pavarësisht këtyre shifrave, Miller saktësoi se me ndryshimet e bëra në pozicionin e skuadrave në momentin e shkelmimit të parë të topit, që vendosen 5 jardë larg skuadrës që rihyn në fushë për të reduktuar shpejtësinë e përplasjeve, rezultatet janë nën shifrat e tronditjeve cerebrale të regjistruara përpara këtyre .
Tronditjet cerebrale u rritën edhe në lojën mbrojtëse dhe sulmuese në 168 të tilla nga 129 që ishin në 2024.
Top Channel