U plagos në burgun grek/ Zbulohet e shkuara e errët e Dhimitër Mecit, i akuzuar për disa vrasje, tentoi të ekzekutonte mafiozin Jani Lala
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë intervale me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët.
Lokalisht, në qendër dhe perëndim, reshjet do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje–juglindje parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindja–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.
Top Channel