“Jemi në qiell të hapur”/ Tregtarët e Tregut Industrial sërish në protestë, kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Vlorës

30/01/2026 11:49

Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Vlorës.

Ata janë mbledhur sot pranë Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për tregun e ri.

Ata kërkojnë një treg të mirëfilltë, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin pa u dëmtuar ekonomikisht.

Sipas tyre qëndrimi në trotuar dhe në qiell të hapur nuk është normale, pasi zhvendosja drejt stacionit të trenit në Vlorë ku nuk ka asnjë kusht. Ata shprehen se është e pamundur për të punuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB