Pije të shtrenjta, masazhe dhe të burgosur që i lanin rrobat dhe banjon, jeta luksoze e Diddyt në qeli, ja dënimi që do marrë për të 10/10 08:57
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar 3 milionë dokumente shtesë nga dosja e Jeffrey Epstein.
Departamenti i Drejtësisë ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve që lidhen me çështjen Epstein dhe po publikon dokumentet.
“Sot, po publikojmë më shumë se 3 milionë faqe, duke përfshirë më shumë se 2,000 video dhe 180,000 foto në total, që do të thotë se departamenti ka publikuar afërsisht tre milionë e gjysmë faqe në përputhje me ligjin”, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch në një konferencë për shtyp.
Qindra mijëra dokumente që lidhen me Epstein ishin bërë publike deri në fund të vitit 2025, të cilat përfshinin foto të Epstein me ish-presidentin Bill Clinton dhe Donald Trump.
Top Channel