Europa League / Mbyllet faza e Ligës, zbardhen verdiktet përfundimtare, skuadrat mësojnë fatin
Në Shqipëri, politika prej vitesh shihet si një rrugë që të çon drejt luksit. Politikanë me dhjetëra pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, vila, toka, llogari bankare dhe makina luksoze janë bërë pjesë e një realiteti që publiku e njeh, por që rrallëherë është hetuar seriozisht.
Edhe kur pasuritë deklarohen, lëvizja e tyre ndër vite dhe burimi real i të ardhurave pothuajse nuk vihet kurrë në pikëpyetje.
Nga deklarimi i pasurive, ajo që ra në sy ishte pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”, Ana Dajkos, e cila e ka ‘habitur’ gazetaren Esiona Konomi.
Gazetari Alban Dudushi u shpreh se deputetes i ka rënë ‘halli’, për shkak se tashmë që është në Parlament, detyrohet të deklarojë pasurinë.
Dudushi: Ana Dajkos vërtet i ka rënë hall. Në mënyrë aksidentale u fut në Parlament. Ka hyrë një person në punë të vetë. Tani është e detyruar të nxjerri këtë pasuri dhe ne të merremi me të. i tha nipçja më jep emrin dhe ia dha. nuk besoj se donte të ishte në politikë. Pse u habite kaq shumë me atë?
Konomi: Po nuk e njihnim.
Dudushi: E çfarë pastaj?!
Konomi: Nuk po them që ka bërë diçka gabim.
Dudushi: Ti u more me Dajkon edhe me veshjen. Prandaj them që i ka rënë hall asaj.
Konomi: Nuk po e gjykojmë dhe as nuk po e kritikojmë.
Dudushi: Ajo nuk e mendonte që do futej në Parlament.
Konomi: Nuk po i ndodh asgjë asaj që s’po i ndodh të tjerëve.
Dudushi: E vetmja dobësi e saj është që është në Parlament. Çfarë ka për t’u habitur? Njeri që ka punuar dhe ka fituar para.
Konomi: A thash ndonjë moment që nuk ka punuar?
Dudushi: Për çfarë u habite? Ti the që me atë pamje që ka dhe me ato para…
Konomi: Këtë po e thua ti.
Dudushi: I ka rënë halli të shkretës.
Top Channel