Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë dhe dy braziliane
Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do të shfaqen në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave.
Ndërsa në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900–1000 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 1000–1100 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 15 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 2–4 ballë.
Top Channel