Shifrat në Top Story/ Kush është më i pasur, Rama apo Berisha? Gazetarja: Kryeministri ka deklaruar…

29/01/2026 21:37

Kuvendi i Shqipërisë, me 140 deputetë, është sot një përzierje pushteti dhe kapitali. Dhjetëra prej tyre vijnë nga biznesi, nga prona të trashëguara apo nga një jetë e konsoliduar ekonomikisht.

Anita Brahaj nga Open Data Albania dhe gazetarja Esiona Konomi kanë komentuar deklaratat e pasurive të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Për Konomin, një nga emrat më surprizues ka qenë deputetja Ana Dajko, që sipas saj ajo nuk kishte në plan as të shkonte në Parlament.

Konomi: Përshtypja më surprizuese ishte Ana Dajko. Ishte shumë e emocionuar kur e pyeta, kishte një pasuri që nuk e demonstron. Ajo më surprizoj. Edhe Vasil Llajo por nuk ishte surprizë për mua sepse njihej si biznesmen. Zonja nuk kishte në plan as për të shkuar në Parlament. Ka disa apartamente. Nëse do shkojmë te PD, më i pasuri është ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Këtu e pata të pamundur të mos bëja llogari me makinë.

Brahaj: Kemi deputetë biznesmen edhe në krahun e djathtë, kemi edhe të tjerë që vijnë edhe nga karriera e magjistratit. Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa e mbron dhe e bazon këto të ardhura nga një biznes. Gjoni ka bashkëpunuar me bashkëshorten.

Nga ana tjetër, Brahaj u shpreh se as i përket deklaratave të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, ajo u shpreh se interesi më i madh ka qenë kur Rama deklaroi shtëpinë e tij. Për Konomin, kureshtja më e madhe ka qenë se sa i pasur është realisht Rama, duke kujtuar kohën që ai kishte qenë kryetar bashkie dhe deklaronte se paguhej vetëm 3 mijë euro.

Brahaj: Deklarata e Ramës duhet të jetë vjetër ose më herët. Ka bërë 2 herë deklarim, një herë si kryetar bashkie dhe një herë si deputet. Rezulton e publikuar çdo deklaratë e tij, edhe në databazat që kanë akses edhe qytetarët. Ka pasur një interes kur Rama ka deklaruar shtëpinë e tij, dhe janë par vit pas viti të ardhurat që kanë pasur të dy bashkëshortët, edhe të ardhurat nga arti.

Konomi: Kureshtja më e madhe është sa i pasur është kryeministri, që nga deklaratat që thoshte kam vetëm 3 mijë euro kur ishte kryetar bashkie, pastaj u suportua nga pasuria e bashkëshortes.

Brahaj: Unë nuk e bëj dot llogaritë, por Rama është përgjigjur disa herë për shtëpinë e tij, nuk ka ndonjë gjë shumë impresionuese. Ka pasur diskutime, por mund të them që nuk ka ardhur asnjëherë me agresivitet deklarata e pasurisë së çiftit.

Po ashtu Brahaj ka komentuar edhe deklarimin e pasurisë së kreut të PD-së, Sali Berisha, ku ashtu si edhe Rama, sipas saj të dy kanë shërbyer për shtetin dhe kanë sjellë të ardhurat e tyre.

Brahaj: Ka të tjera të dhëna. Këto janë llogaritë koherente të dhëna në një vit. Deklaratat e pasurisë ndonjëherë tregojnë dhe ndonjë shtresë të mesme që të deklarojë llogari. Nuk ka qenë asnjëherë modest deklarimi. Bëheshe me vullnet, më pas u bë me deklarim. Fëmijët e Berishës deklaruan pasuritë e tyre.

Këtu po flasim për deklarata pasurie. Nuk kemi bërë ndonjë vetting. Kjo është çfarë subjektet kanë deklaruar. Prej më shumë se dy dekadash xhirojnë të ardhurat, por po t’i marrim të dy burrat e shtetit, ata kanë shërbyer në shtet dhe sjellin të ardhurat e tyre. Por nëse marrim anëtarët e tjerë të familjes, është ajo shtresa e mesme e lartë. Nuk kam ndonjë koment për të bërë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB