Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, 16 vjeçari godet me thikë shokët e klasës, plagosen tre persona 07/10 16:27
Kremlini përshëndeti fillimin e kontakteve të drejtpërdrejta midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Abu Dhabi, me zëdhënësin e Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se Moska ishte e hapur për të vazhduar negociatat me Kievin.
“Sigurisht, puna për t’i dhënë fund konfliktit është duke u zhvilluar. Dhe është pozitive që ka filluar me kontakte të drejtpërdrejta”, u tha Dmitry Peskov gazetarëve të mërkurën.
“Bisedimet do të vazhdojnë, ne kemi rënë dakord për këtë, por gjithçka do të varet nga qasja konstruktive e bashkëbiseduesve. Rusia mbetet e hapur për procesin e negociatave”, shtoi ai.
Top Channel