104 persona në bord, avioni ushtarak i Katarit përplaset me dritat e aeroportit në Milano

28/01/2026 18:52

Një avion ushtarak i Katarit, që po sillte staf sigurie në Itali për të ndihmuar në mbrojtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, goditi të dielën një kullë ndriçimi gjatë manovrës pas uljes në aeroportin Malpensa të Milanos.

Avioni transportonte 104 persona nga forcat elitare të sigurisë të Katarit, si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë italiane, edhe pse Katari nuk merr pjesë me atletë në lojëra.

Stafi katarez u bashkua me njësinë amerikane ICE, e përfshirë në sigurimin e Lojërave Olimpike, ku gjithsej pritet të jenë rreth 6,000 forca sigurie italiane dhe të huaja.

Një burim i Ministrisë së Brendshme italiane tha se stafi katarez ishte kryesisht për trajnim, duke shtuar se Katari është “partner thelbësor në planin e sigurisë”.

Autoritetet italiane kanë bërë thirrje që qytetarët dhe turistët të respektojnë masat e sigurisë, ndërsa Milano po përgatitet për protestat kundër ICE, të planifikuara për ditët në vijim.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, tha se agjentët e ICE nuk do të jenë të mirëpritur në qytet, duke theksuar se nuk veprojnë sipas metodave të menaxhimit demokratik të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB