Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së 17/02 08:09
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi iu përgjigj deputetëve të PD që kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme.
Peleshi iu drejtua deputetëve që të shfrytëzojnë kohën në komisione, pasi disa prej tyre nuk janë prezentë në mbledhje.
“Kam vetëm një kërkesë me shkrim nga kreu i grupit të PS që do trajtohet. Ju e dini rregulloren, propozimet që vijnë në seancë, duhet të respektojnë rregulloren. Pr.ligjet vijnë nga komisionet, së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty.
Deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. Ka vetëm një arsye që seancat janë të ngjeshura, axhenda e integrimit në BE.”- u shpreh Peleshi.
Top Channel