Aksident me vdekje gjatë natës në Shijak, humb jetën këmbësori
Në nisje të seancës plenare të kësaj të marte, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të ndahen 19 projektligjet që janë parashikuar të diskutohen dhe votohen brenda një seance.
Deputeti Luçiano Boçi tha se parlamenti është kthyer qesharak, sepse ato projekligje duhen ndarë dhe jo të kalohen pa u diskutuar.
Boçi:Parlament i çmendur dhe qesharak. Ato projektligje, secili prej tyre mund të kërkonte seancë në vete, por të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’i kaluar kot dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Pse nuk shton seancat, nuk ka asnjë ndalesë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është për t’i marrë, nuk është parlament por si kioskë. Projektligjet e rëndësishme duan debat nga parlamentarët se për këtë punë janë zgjedhur. Shtoni seancat ju lutem shumë, mos e çmendni më shumë këtë parlament.
Në emër të PS, Balla po ashtu kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të katër projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.
Balla: Do të kërkoja shtyrjen të shqyrtimit të 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duhen rakorduar fjalë për fjalë me Komisionin Europian. Projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve për fabrikimin e lëndëve narkotike. Të shtyhen për javën pasardhëse siç e kemi parashikuar në kalendar. Kështu e lehtësojmë disi edhe kalendarin e ditës sotme dhe besoj se kolegët e opozitës janë dakord.
Top Channel