Vizita në Izrael/ Rama shkëmben batuta me kryetarin e Parlamentit gjatë fjalës së tij: Hebrenjtë flasin shumë, por ballkanasit flasin edhe më shumë

26/01/2026 16:53

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij edhe në Parlamentin izraelit.

Gjatë përfundimit të fjalës së tij Rama i është drejtuar me një batutë kryetarit të Parlamentit, duke u shprehur se hebrenjtë mund të flasin gjatë, por ballkanasit flasin edhe më gjatë.

Në përfundim Rama e ka mbyllur me fjalën e një martiri izraelit, duke u shprehur se të gjithë duhet t’i japin fund akteve të dhunës dhe duhet t’i japin një shans të ri jetës, e po ashtu të veprojnë me dinjitet njerëzor.

“Njësoj si iranianët, kemi strehuar dhe një kontingjent afganësh, kur shumë fuqi të mëdha ia kthyen shpinën.

Dua t’ju siguroj që nuk kam ardhur t’ju jap leksione, sepse vende të vogla si vendi im nuk japin leksione, por marrin. Unë besoj fort që të kërkosh paqen nuk do të thotë që të shohësh se sa e keqe është pala tjetër, por sa besnik i qëndron vlerave që ai i beson. Nëse kujtoni që Zoti është në anën tonë, por gjithashtu edhe në anën tjetër, atëherë ne jemi në të njëjtën anë, atë të paqes. Paqja nuk është vetëm një mënyrë për të shkuar për të ardhmen, por është e vetmja mënyrë që duhet të kesh sukses për të.

Izraeli nuk është më vetëm në kërkesën e tij për t’u transformuar për të ardhmen. Në rajonin e Lindjes së Mesme shihet dhe vërehet një nevojë dhe dëshirë për ndryshim.

Unë uroi me gjithë zemër që marrëveshjet të vazhdojnë duke parë në sy një të ardhme më të shndritur siç kanë bërë Emiratet e Bashkuar Arabe. Paqja jo vetëm që është e mundur por mund t’i ngrejë të gjithë kombet paqedashëse. Shqipëria nuk mund të ndihej më e bekuar që Izraeli dhe vendet arabe i ka mike, dhe Turqinë. Zoti kryetar i Parlamentit, ju e dini që hebrenjtë flasin gjatë, por ballkanasit flasin edhe më gjatë. Siç e hapa me fjalët e një martiri arab për paqen, dua ta mbyll me fjalët e një martiri izraelit.

Nga thellësia e zemrave tona, ne ju flasim të gjithë qytetarëve, edhe palestinezëve, që ti japin fund akteve të dhunës, ti japin një shans të ri jetës. Të ruaj dhe të veprojnë me dinjitet njerëzor. Ne po hyjmë në një rrugë të re që do të a[im rruga për paqen në të ardhmen”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB