Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic foli për dy kërkesa zyrtare të paraqitura tashmë për të nisur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Njëra sipas tij lidhet me energjinë, ndërsa tjetra ka natyrë politike. Kreu i shtetit serb nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë cështje. Vuçic i përmendi për herë të parë këto kërkesa përpara pesë ditësh, pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
As Beogradi, as Uashingtoni nuk kanë dhënë më shumë informacion që nga ajo kohë, ndërsa Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, si dhe Departamenti amerikan i Shtetit, nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Europa e Lirë për më shumë të dhëna. Dialogu Strategjik, që SHBA-ja zhvillon me disa vende, synon thellimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, siguria dhe politika e jashtme.
Uashingtoni e konsideron reduktimin e ndikimit kinez dhe rus në Ballkanin Perëndimor si një nga prioritetet kryesore. Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar. Në të njëjtën ligj përmendet edhe nevoja për reduktimin e ndikimit kinez. Një tjetër objektiv është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje të përhershme të bazuar në njohje reciproke.
Vuçic shtoi se kërkesat nuk u diskutuan në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë Serbe më 25 janar dhe se diskutimi për to do të vijojë në ditët në vijim.
Top Channel