“Maniak, unë të paktën mora atë që desha”, Ina dhe Keijsi debatojnë ashpër me Stenaldon, banori: Ti ke shkatërruar një vajzë

26/01/2026 21:34

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother, mes Inës, Keijsit dhe Stenaldos.

Debati në fillim ka nisur mes dy banorëve, e më pas është përfshirë edhe Ina.

Ajo i është drejtuar ashpër Stenaldos duke e quajtur “maniak”, pasi sipas saj për çdo vajzë që vjen në shtëpi, ai ka fantazi intime.

Ndërkohë Stenaldo i është drejtuar Keijsit duke i thënë se ky i fundit ka lënduar një vajzë, duke iu referuar Stelinës.

Pjesë nga debati:

Keijsi-Stenaldos: Çfarë t’i jap mo? Akullore, ja më bëftë mirë. Mjaft ore faqezi

Ina-Stenaldos: Kush është faqezi mo Stenaldo? O maniak që sheh çdo femër që vjen këtu, ke fantazi seksuale për to… Unë atë që desha mora, maniak, i neveritshëm, i ndryrë

Stenaldo-Inës: Ec, ec… jeni zero

Keijsi-Stenaldos: Ti je turp

Stenaldo-Keijsit: Ti ke shkatërruar një femër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB