Rrugë të bllokuara, shkolla të mbyllura dhe fluturime të anuluara/ SHBA përfshihet nga moti i keq, 16 të vdekur dhe rreth 800 mijë familje pa energji elektrike
Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në kopshtin zoologjik Ueno në Tokio për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy pandave gjigante të fundit të Japonisë, Xiao Xiao dhe Lei Lei, të cilat do të kthehen në Kinë të martën.
Emocionet ishin të forta, teksa vizitorët prisnin në radhë deri në tre orë e gjysmë për t’i parë edhe një herë këlyshët binjakë. Disa prej tyre u panë duke qarë, ndërsa të tjerë ndanin kujtime personale për pandat që ishin kthyer në simbol dashurie për publikun japonez.
Kthimi i pandave vjen në një moment shumë të tensionuar për marrëdhëniet mes Tokios dhe Pekinit, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm pas deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila tha se Japonia do të përfshihej ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin.
Largimi i Xiao Xiao dhe Lei Lei do ta lërë Japoninë pa panda për herë të parë që nga viti 1972, kur dy vendet normalizuan marrëdhëniet diplomatike. Binjakët lindën në vitin 2021 në kopshtin zoologjik Ueno, nga prindërit Shin Shin dhe Ri Ri, të cilët ishin dhënë me hua nga Kina për qëllime kërkimore.
Sipas autoriteteve të Tokios, rreth 108 mijë persona aplikuan për vetëm 4.400 vende për vizitën e fundit, duke treguar popullaritetin e jashtëzakonshëm të pandave.
Kina i ka përdorur pandat gjigante si “diplomaci të butë” që prej vitit 1949, por ruan pronësinë mbi të gjitha kafshët, përfshirë këlyshët e lindur jashtë vendit. Vendet pritëse paguajnë rreth 1 milion dollarë në vit për çdo çift.
Ndërkohë, perspektiva për një hua të re pandash drejt Japonisë mbetet e paqartë, teksa përplasjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve po thellohen, përfshirë edhe kufizime të reja kineze për eksportet e materialeve të rralla drejt Japonisë.
Top Channel