“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut Sali Berisha dështoi të afrojë rreth vetes Lapajn, Shehajn dhe Qorin.
Por idetë se si bashkohen gjithë rrymat opozitare rreth një fronti nuk mungojnë. Ish-këshilltari i tij në kohen kur ishte kryeministër beson se ka gjetur formulën e bashkëpunimit.
Ermal Hasimja bashke me një grup intelektualësh u vetëofrua për të lehtësuar dialogun opozitar. Hapi i pari është krijimi i një forumi diskutimi jashtë oborreve te partive politike.
“Opozita është e shpërndarë në drejtime të ndryshme, në një pjesë të kohës është në konflikt me veten e vet dhe qeveria është ajo që është. Është me e vështirë për partitë politike të shkojnë në tryezat e njeri tjetrit sesa të vijnë në një tryeze të organizuar të pavarur nga partia politike”, u shpreh politologu Ermal Hasimja.
Themeluesit e nismës propozojnë që shtyllat e bashkëpunimit të jenë mbështetja për drejtësinë dhe një kod i ri elektoral. Opozitarët bashkë me ndasitë ideologjike duhet të hedhin pas meritat e vjetra dhe të nisin llogaritë.
“Nëse do kishim një proporcional kombëtar sot partitë si ajo e Shqipëria bëhet dhe Mundësia do kishin deri 10 deputet në kuvend. A është në tërësinë e tyre që të ndodhë kjo gjë, po”, u shpreh Hasimja.
Forumi i dialogut nis nga sot punën për organizimin e një tryeze të përbashkët. Ftesa dhe dera është e hapur për të gjitha partitë dhe faktorët opozitare të cilët do të kontaktohet nga grupi nismëtar.
Top Channel