Foltorja e PD përpara Kryeministrisë pas protestës, mungon Berisha/ Këlliçi: Kur qeveria dhunon qytetarët, tregon se i ka hyrë frika

26/01/2026 22:55

Foltorja e Partisë Demokratike u mbajt këtë të hënë përpara godinës së Kryeministrisë, pa praninë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së 24 janarit, duke dënuar përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar dhe ujit me piper ndaj protestuesve, përfshirë edhe të mitur.

Sipas Këlliçit, përdorimi i forcës ndaj qytetarëve është shenjë frike nga ana e pushtetit. “Historia e ka treguar se kur një qeveri dhunon qytetarët e saj, kjo tregon se frika i ka hyrë thellë. Sulmet ndaj protestuesve, përfshirë minorenët, janë vendime politike të marra drejtpërdrejt,” u shpreh ai.

Ai shtoi se dhuna ka qenë pjesë e mënyrës së qeverisjes që nga ardhja në pushtet e mazhorancës aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB