“Është personi më i dashur nga publiku…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton lojën e Mateos: Nuk e shoh fitues
26/01/2026 14:55
I ftuar sot në “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, ka komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm.
Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai u shpreh se edhe pse është person i dashur nga publiku, nuk e sheh fitues.
Njoh Mateon nga Elbasani, e njoh që 5 vjeç, kemi qenë edhe në të njejtin edicion të “Për’puthen”. Më pëlqen sjellja e tij në “BBV”. Ka treguar që është një djalë i mirë, bravo i qoftë për karakterin që ka treguar.
Për momentin, është personi më i dashur nga publiku, nuk e shoh si fitues, nuk po bën lojë, por vështirësitë po i përballon mirë”-u shpreh ai në intervistën me Ronaldo Sharkën.
Top Channel