Vodhi një makinë gjatë natës në Vlorë, arrestohet 45-vjeçari, sekuestrohet mjeti

25/01/2026 11:02

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke arrestuar një 45-vjeçar që dyshohet se vodhi një automjet gjatë natës.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve policore, autori u identifikua dhe u vu në pranga, ndërsa mjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua.

Informacioni i policisë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”

Vodhi një automjet gjatë natës, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB