“U krekos me ftesën e Trump për Bordin e Paqes”/ Protesta kombëtare para Kryeministrisë, Berisha: Ramën nuk e pranonte salla në Davos

24/01/2026 18:49

Gjatë fjalimit të tij në podium, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal edhe te ftesa e Donald Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Ai u shpreh se Rama nuk mori pjesë në firmosjen e pjesëmarrjes në Davos, pasi nuk pranohej atje nga salla.

“Një javë të tërë Rama krekosjen e me ftesën e Trump. E patë se si Rama e përdori atë ftesë për të shitur vetën, sikur ishte themeluesi por çfarë ndodhi, ndodhi që në mbledhjen themeluese të Bordit aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos Edi Ramën nuk e pranonte salla.

Nuk jemi këtu për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë. Jemi këtu për idealet tona. Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë, sepse nuk duam dhe nuk pranojmë më kurrë që Shqipëria të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj. Ne jemi këtu se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shtrohen në opozitë. Nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike,. Taksat shqiptarëve të plaçkitën nga një grup qeveritarësh dhe shqiptarët të zhyten në varfëri dhe mjerim. Ne jemi këtu se s’mund të pranojmë kurrë këtë agresion të tmerrshëm ndaj familjes shqiptare. Nuk mund të pranojmë kurrë këtë emër të zi që Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë si narko-shteti i parë në Europë. Sot është thirrja e madhe, është ora jonë. Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri. Për të krijuar një qeveri teknike. Për zgjedhje të reja të ndershme. Për një vizion të ri për shqiptarët. Për dinjitetin e tyre. Për interesin kombëtar. Për familjen shqiptare. Për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri. Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit për Shqipërinë, që ecën e sigurt drejt integrimit në Europë. Ju ftoj të bashkohemi. Të vazhdojmë këtë betejë, këtë rrugë në kilometrin e fundit, në kilometrin e fitores. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB