U fut me një çekiç në pikën e dhënies së kredive, kërcënoi punonjësit dhe mori paratë/ Vihet në kërkim autori në Shkodër

24/01/2026 17:18

Një institucion kredidhënës, është grabitur me dhunë sot në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, rreth orës 15:30, kur një person është futur në ambientet e brendshme me një çekiç dhe ka kërcënuar punonjësit. Me forcë, ai ka arritur të marrë rreth 1 milion lekë të vjetra dhe më pas është larguar.

Dyshohet se personi është pritur nga një makinë jashtë, me të cilën janë larguar. Të gjitha veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe policia po punon për identifikimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB