Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, garda kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
24/01/2026 18:50
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë.
Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë.
Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar nga podiumi.
Gjatë tensioneve ndërhyri dhe autoboti, i cili filloi të lagte qytetarët për t’u larguar, teksa u përdor edhe gaz lotsjellës.
Top Channel