Skitë Alpine/Lara Colturi e mbyll e 12 garimin në slalomin gjigant në Çeki

24/01/2026 15:12

Lara Colturi e mbylli në vendin e 12 garimin e saj në slalomin gjigant në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në ski, në Spindleruv Mlyn në Republikën Çeke.

Skiatorja kuqezi e përshkoi pistën në përfundim të të dy zbritjeve me kohën e përgjithshme 2 minuta 27 sekonda dhe 73 të qintat një pozicionim që erdhi pas një paraqitjeje më të mirë të saj në zbritjen e dytë në krahasim me të parën. Në fakt zbritjen e dytë, Lara Colturi e mbylli me kohën 1 minutë 13 sekonda e 36 të qintat që e pozicionoi në vendin e 12 në këtë zbritje, kohë kjo që është relativisht shumë më e mirë se në zbritjen e parë ku 19 vjeçarja jonë u rendit në vendin e 21 me 1 minutë 14 sekonda e 37 të qintat.

Ndërkaq, kjo garë u dominua Sara Hector, me suedezen që i fitoi të dyja zbritjet me kohën totale 2 minuta 23 sekonda e 86 të qintat, e ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga amerikanet Paula Moltzan dhe Mikaela Shiffrin

Duke u kthyer te Lara Colturi, skiatorja kuqezi me vendin e 12 arriti të marrë 22 pikë nga kjo ndalesë për të shkuar në kuotën e 467 pikëve dhe ruan vendin e 10 në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ajo që e kryeson është Mikaela Shiffrin me 1033 pikë e ndjekur në vendin e dytë nga Camille Rast me 833, ndërsa e treta është gjermania Emma Aicher me 624 pikë.

Ditën e dielë, Lara Colturi do të garojë sërish në pistën çeke, në disiplinën e slalomit special ku ajo ka arritur edhe rezultatet më të mira sic janë 2 vendet e dyta në Levi dhe Gurgl dhe dy vendet e tretë në Copper Mount dhe Semmering.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB