Arteta i përgjigjet Guardiolës: Ne nuk jemi perfekt, na mungojnë ende shumë gjëra për të qenë të tillë
Manchester United vijon kërkimet për një trajner të përhershëm, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës në fund të sezonit, pas periudhës së përkohshme të Michael Carrick.
Emra të njohur si Eddie Howe i Newcastle dhe ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, janë përmendur si kandidatë potencialë.
Megjithatë, një alternativë surprizë ka dalë në skenë nga analisti i talkSPORT, Adrian Durham, i cili ka propozuar trajnerin e Skocisë, Steve Clarke, si një profil ideal për “Djajtë e Kuq”.
Gjatë podcastit Fiery Fridays, Durham mbrojti idenë e emërimit të një trajneri pas një fushate në Kupën e Botës, duke theksuar se Clarke ka cilësitë e duhura për të drejtuar Unitedin. “Mendoj se ai është i lindur për Manchester United. Vërtet, besoj se është i duhuri,” u shpreh Durham, me nota humori.
Steve Clarke ka një karrierë të gjatë në futbollin anglez. Si lojtar, ai numëron mbi 300 paraqitje me fanellën e Chelsea-t, ndërsa karrierën si trajner e nisi në vitin 1999 me një rol të përkohshëm te Newcastle. Më pas ka shërbyer si asistent në disa klube të Premier League, përpara se të marrë drejtimin e West Brom në vitin 2012.
Në vitet në vijim, Clarke ka drejtuar Reading dhe Kilmarnock, ndërsa që nga viti 2019 është trajner i përfaqësueses së Skocisë. Me kombëtaren, ai ka regjistruar 35 fitore në 74 ndeshje dhe ka siguruar një kualifikim dramatik në Kupën e Botës 2026, pas fitores ndaj Danimarkës në nëntor.
A do të jetë Steve Clarke surpriza e verës për stolin e Manchester United? Mbetet për t’u parë.
Top Channel