Stenaldo ka folur këto ditë në dhomën e rrëfimit për një pëlqim që ka pasur për Juelën.

“Do kisha dashur ta kisha dashur”, u shpreh Stenaldo, ndërsa banori tha se e ka shumë për zemër Juelën dhe është një vajzë të cilën ai e vlerëson.

“Juela është super goca e kësaj shtëpisë. Është shumë kollaj ta kesh për zemër. Fare natyrshëm ne kemi krijuar një lloj relate. Është një vajzë e çiltër që ka një bukuri që ndihet dhe nuk ka nevojë për më shumë. E ka shumë për zemër. E vlerësoj shumë kurajën e saj të ndajë një histori personale. Është një person që unë e gjej të bukur në çdo lloj rrethane.

Nuk besoj se Juela do ndihet keq nga kjo. Juela është vajza që ka gjithë mendjehapjen e botës për të kuptuar dimensionet që unë po flas. Është një vajzë që e kam shumë përzemërt. Shpresoj që ta ketë rrugën këtu sa më të gjatë, që njerëzit në zhurmën e madhe të kësaj shtëpie, të shohim më shumë karaktere”, tha Stenaldo.

Pasi dëgjoi këtë, Juela e përqafoi banorin dhe më pas tha: “Është një ndjesi shumë e bukur. E jashtëzakonshme. Stenaldo, përveç trurit të tij shumë të thellë… Etiketimi im për Stenaldon është një donzhuan i vërtet. Një puro donzhuan, edhe pse ai s’do ta pranojë këtë. E falënderoj shumë publikisht për të gjithë vlerësimin që më dha. Ne kemi një miqësi shumë të bukur. Të jem e sinqertë, isha pak në siklet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB