Skitë Alpine/ Lara Colturi limiton dëmet në Çeki, e 21 në zbritjen e parë në slalomin gjigant
Jannik Sinner është në 1/8 e finaleve të Australian Open pasi mposhti amerikanin Eliot Spizziri pas rreth 4 orësh lojë, në një ndeshje ku ai u përball me problemet fiziket dhe me të nxehtin e madh që ka pushtuar tokën australiane. Numri 2 i renditjes botërore e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1(4-6, 6-3, 6-4, 6-4) me italianin që shënoi fitoren e 18 radhazi dhe si kundërshtar të radhës do të ketë italianin tjetër Luciano Darderi.
‘Sot nuk luajta tenisin më të mirë, por u përpoqa të jap maksimuminm edhe me ndihmën e publikut që do të thotë shumë për mua-u shpreh Jannik Sinner pas fitores me Spizzirin në raundin e tretë me italianin që pati probleme me ngërçet-Nisën në këmbë dhe më pas u përhapën praktikisht gjithandej. E di që kjo është një zonë ku duhet të përmirësohem, por tenisi është edhe një lojë shumë psikologjike. Jam këtu për të luftuar, për të luajtur për çdo pikë’
Ndeshja për shkak të kushteve të motiti u ndërpre për pak kohë pasi u hap çatia e impiantin, një moment nga i cili përfitoi edhe Sinner për t’u hidratuar në dhomat e zhveshjes
‘Isha me fat-pranoi Sinner-por duhet të them se pak nga pak më vonë nisa të ndihesha më mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen time. Në të gjithë turnetë e mëdhenj ka pasur gjithnjë ndonjë ndeshje të vështirë, shpresoj që kjo mund të më japë shtysën për raundin tjetër. Tani gjëja më e rëndësishme është të rikuperohem për ndeshjen tjetër’
Top Channel