“Emërimi u krye në kundërshtim me ligjin”/ Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

23/01/2026 08:54

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar sot në gjykatën administrative nje padi kundër institucionit të Presidencës dhe prokurorit të çështjes së tij, Olsi Dado.

Përmes kësaj kërkesë padie, Veliaj kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të vitit 2008 që e shpallte Olsi Dadon nga noter në prokurori.

Kërkesën Veliaj e argumenton me faktin se ligji i kohës nuk e lejonte një emërim të tillë pa kryer më parë shkollën e magjistraturës.

Kërkesë-padia e Veliajt kundër Presidencës i referohet kohës kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa  shkollën përkatëse të Magjistraturës.

Në këto kushte Veliaj kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të reagojë duke shkarkuar dadon.

Në padi theksohet ndër të tjera se masat e sigurisë ndaj Veliajt por edhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB