U aludua se ishte i sëmurë pasi kamerat pikasën një mavijosje në dorën e tij, reagon Trump: Jam shumë mirë, e godita në një tavolinë

23/01/2026 07:22

Një mavijosje e dukshme në pëllëmbën e majtë të Donald Trump u vu re nga gazetarët gjatë prezantimit të tij në Davos për Këshillin e Paqes gjë që riktheu thashethemet se presidenti amerikan ishte sëmurë.

Gazetarët e pyetën për të pas kthimit të tij me Air Force One në SHBA.

“E pamë mavijosjen në dorën tuaj. Jeni mirë?”, e pyeti një gazetar presidentin amerikan, ndërsa Trump, i cili po përgatitej të largohej.

“Jam shumë mirë. E godita,l dorën në njëtavolinë”, u përgjigj presidenti.

“Do të thoja, merrni aspirinë nëse e keni zemrën e fortë, por mos e merrni nëse nuk doni të keni disa mavijosje”, shtoi presidenti amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB