Presioni “bëri punë”? Frikë nga mbyllja në SHBA, TikTok finalizon marrëveshjen
Çështja kyçe e territoreve të Ukrainës lindore do të diskutohet nga delegacionet e Kievit, Moskws dhe Uashingtonit në takimin trepalësh që do të mbahet sot në Abu Dhabi, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Çështja e Donbasit është një çështje kyçe”, tha Presidenti Zelensky gjatë një konference për shtyp online, duke shtuar se do të diskutohet “në Abu Dhabi sot dhe nesër”, duke specifikuar se partnerët europianë të Ukrainës do të informohen për rezultatin e bisedimeve trepalëshe.
Duke folur me gazetarët në platformën WhatsApp, Zelensky tha se propozimi i Moskës për të përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar territoret e veta, kryesisht rajonin Kursk, është “budallallëk” dhe shtoi se Kievi do të luftojë që të jetë në gjendje të përdorë të gjitha fondet e ngrira ruse për të financuar rimëkëmbjen e vetë Ukrainës.
Top Channel