Afati i armëpushimit po skadon ndërsa bisedimet mbeten të pasigurta, forcat siriane pozicionohen në zonat e fundit të kontrolluara nga kurdët
Pamjet me dron mëngjesin mbi lagjen Ano Glyfada të Athinës, tregojnë një pamje të paprecedente. Rrugë të shkatërruara, makina të bllokuara mes gurëve dhe baltës, si dhe lagje të tëra që duken sikur janë bombarduar.
Automjetet janë përplasur në shtylla, gurë gjigantë dhe masa të mëdha materialesh të sjella nga uji kanë mbuluar rrugët. Janë pasojat e një stuhie që gjatë natës së kaluar me reshje të dendura dhe erërat të forta i shndërruan shumë rrugë të Athinës në lumenj të rrëmbyeshëm.
Në Glyfada, një grua 56-vjeçare humbi jetën tragjikisht, kur u godit nga një makinë që e kishte marrë rrjedha e fuqishme e ujit. Trupi i saj u gjet i bllokuar poshtë automjetit dhe u nxor nga forcat e zjarrfikëses.
“Po përjetojmë një situatë të paprecedentë. Është hera e parë që ndodh diçka e tillë në qytetin tonë, me një intensitet kaq të madh dhe kaq të shpejtë”, tha George Papanikolaou, Kryetari i Bashkisë së Glyfadës.
Shërbimi Zjarrfikës mori 910 thirrje për ndihmë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u kryen 61 evakuime të personave drejt zonave të sigurta.
Pak orë më vonë, siç duket edhe në videon që po bën xhiron e mediave greke ,një tjetër tragjedi u regjistrua në bregdetin e Paralio Astros, në Peloponezin lindor. Një punonjës i rojës bregdetare humbi jetën, kur një dallgë e fuqishme e përplasi mbi shkëmbinj, teksa përpiqej të paralajmëronte peshkatarët dhe të siguronte varkat në port.
Stuhia goditi edhe shumë zona të tjera të vendit: në Peloponez, në Greqinë Qendrore dhe në Egjeun verior, me shkolla të mbyllura, tragete të ndaluara dhe dhjetëra rrugë të pakalueshme për shkak të përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve.Sipas meteorologëve, në disa zona ra brenda pak orësh sasia e reshjeve e barabartë me gjashtë javë shi.
Autoritetet paralajmërojnë se fenomene ekstreme atmosferike priten edhe sot dhe nesër në rajonin e Atikës, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile.
Top Channel