foto ilustruese

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të burgut të Durrësit.

Shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar në polici se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si dhe arkën me kursime.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB