Shembet ‘aksi’ Gjermani-Francë? Bosht i ri në Europë, ku i ktheu sytë Merz
Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, finalizoi marrëveshjen për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane, e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA, duke shmangur kështu mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numëron mbi 200 milionë përdorues.
Marrëveshja i jep fund përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin duke cituar si arsye shqetësimet për sigurinë kombëtare. Trumpi nuk e la me kaq, por vendosi më tej edhe të mos zbatonte një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA deri në janarin pasues ose të përballej me mbyllje. Kjo masë u mbështet edhe nga Gjykata e Supreme.
ByteDance pohoi tani se ndërmarrja e re, TikTok USDS Joint Venture LLC, do t’i ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë, aplikacionet dhe algoritmet përmes masave të privatësisë së të dhënave dhe sigurisë kibernetike, por dha pak hollësi lidhur me procesin e shkëputjes së pronësisë.
Trump e falënderoi presidentin e Kinës, Xi Jinping, “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes. Ai mund të kishte vepruar ndryshe, por nuk e bëri, u shpreh presidenti amerikan. Sipas marrëveshjes, investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë do ta zotërojnë 80.1 për qind të ndërmarrjes, ndërsa ByteDance do t’i mbajë 19.9 për qind të aksioneve.
Top Channel