38-vjeçarja ra në koma për dy vite pas lindjes, disa punonjës të spitalit nën hetim në Itali, dyshohet se…
Me nënshkrimin e Protokollit të Partneritetit Strategjik sot në Romë, Italia dhe Gjermania riafirmuan rëndësinë themelore të një marrëdhënieje të fortë transatlantike midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Dy vendet nënshkruan një protokoll që përcakton një plan veprimi të përbashkët në kuadër të konferencës ndërqeveritare të mbajtur në Romë, ku morën pjesë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe njëzet e dy ministra nga të dy qeveritë.
“Italia dhe Gjermania përsërisin vullnetin e tyre për të forcuar strukturat ekzistuese të sigurisë, si NATO, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe OSBE-ja”, thuhet në dokument.
Protokolli thekson gjithashtu se “nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në dritën e sfidave dhe kërcënimeve globale në rritje që rrezikojnë stabilitetin dhe paqen”.
Qeveritë e Berlinit dhe Romës theksojnë se “ndajnë një përgjegjësi të veçantë, si shtete themeluese të Bashkimit Evropian, për të vepruar në funksion të forcimit të integrimit evropian”, me synimin që BE-ja të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë efektive për mbrojtjen e vlerave dhe interesave evropiane.
Së fundmi, përmes Protokollit të Bashkëpunimit Strategjik të nënshkruar në Romë, të dy vendet konfirmuan “rëndësinë thelbësore të një marrëdhënieje të fortë transatlantike midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, të bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta”, si dhe u zotuan “të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit”.
Top Channel