Mark Carney tha se Kanadaja nuk varet nga SHBA-të, Trump tërheq ftesën drejtuar kryeministrit kanadez për të marrë pjesë ne Bordin e Paqes

23/01/2026 08:15

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e ftesës së tij drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney për të marrë pjesë në të ashtuquajturin “Këshilli i Paqes”, duke përshkallëzuar tensionet e tij me Ottawa-n.

Presidenti amerikan njoftoi vendimin e tij në një postim në platformën Truth Social.

“Ju lutem konsiderojeni këtë letër si njoftim për tërheqjen e ftesës së Këshillit të Paqes drejtuar jush për t’u bashkuar me atë që do të jetë Këshilli më prestigjioz i Udhëheqësve ndonjëherë”, shkroi presidenti.

Veprimi i Trump erdhi disa orë pas reagimit publik të Mark Carney ndaj deklaratave të presidentit amerikan, ku kryeministri kanadez theksoi se Kanadaja “nuk ekziston falë SHBA-së”, duke hedhur poshtë kritikat e ashpra për varësinë e vendit të tij nga Uashingtoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB