Zi në kampin bardheblu, basketbolli humbet një prej figurave të shquara të tij, shuhet Spiro Koleka
Usain Bolt do të kthehet të garojë në Los Angeles 2028? Mund të ndodhë, por nuk do të jetë në atletikë. Në një intervistë të kohëve të fundit të dhënë për Esquireme, njeriu më i shpejtë i botës, la të kupohet edhe pse me tone shakaje, se mund të rikthehet në aktivitet, këtë radhë në fushë dhe ji në pistë.
Si një admirues i sportit të kriketit që kthehet në kalendarin Olimpik në LA2028, Bolt nuk e përjashtoi mundësinë që të luajë me Xhamajkën
‘Jam shumë i lumtur në pensionin nga sporti profesionist. Nuk luaj kriket prej shumë kohësh, por nëse më telefonojnë do të jem gati-tha Usain Bolt duke qeshur
Këtë vit, Usain Bolt do të festojë 40 vjetorin e tij dhe ai tregon sesi e imagjinon të ardhmen.
‘Shpresoj që faza e ardhshme e jetës sime të vazhdojnë në këtë rrugë-tha Bolt-jam i impenjuar me familjen, miqtë, punën dhe në dhënien e diçkaje si shkëmbim. Më pëlqen të shoh fëmijët e mi të rriten dhe shpresoj që të jem i shëndetshëm dhe i lumtur edhe për shumë vite që do të vijnë’.
Usain Bolt foli edhe për rolin e tij aktual
‘Aktualisht jam Drejtor i Performancës te Puma-tha Bolt-merrem me disa aspekte sipërmarrëse në sporte të ndryshme. Dje pashë një ndeshje futbolli në Riad, sot mora pjesë në një garë në Doha dhe nesër do të hap një dyqan të Puma dhe do të vizitoj një shkollë’.
Më pas njeriu më i shpejtë në botë foli për atletët që e entuziazmojnë më shumë.
‘Mendoj se atletët më të mirë për meshkuj dhe femra janë Mondo Duplantis dhe Sydney McLaughlin-Levrone.-tha Bolt-do të fitojnë vazhdimisht dhe do të thyejnë rekorde për shumë vjet. Do të japin gjithnjë maksimumin kur duhet’
Ndërsa për sprinterët e tjerë ai tha: ‘Shpesh më kërkojnë këshilla dhe unë përpiqem të ndihmoj ku mundem. Kam qenë gjithnjë një person të cilit i pëlqen të ndihmoj dhe të motivoj të tjerët për të arritur objektivat. Besoj se kështu jam rritur nga prindërit e mi-tha legjenda xhamajkane e atletikës botërore
Top Channel