Goditi për vdekje 57-vjeçarin pas sherrit në rrugë/ Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë
23/01/2026 12:15
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në 20 janar në aksin Thumanë-Krujë.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, në burg mbeten për mos kallëzim krimi edhe Lorenc Goga dhe Fatjon Kulla.
Të dy ata kanë deklaruar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe prandaj nuk e njoftuan policinë.
Kurse i dyshuari për vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, këmbënguli se nuk e kishte vrarë ai.
Prokurori i çështjes, ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se egzistojnë provat ndaj tij.
Top Channel