Çahet loti i dytë në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, qarkullimi kalon në një korsi
23/01/2026 16:56
Loti i dytë në rrugën Qafë Plloçë-Qukës ka pësuar çarje në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke bërë që qarkullimi i makinave të bëhet vetëm në një korsi.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.
Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.
Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.
Top Channel