“Gjërat kthehen në rend kur Europa bashkohet”, Macron nga samiti i liderëve të BE-së: Nëse bëhemi shënjestër e kërcënimeve, do të…
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, është bërë viral në mediat sociale pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për 617 euro, vetëm për të parë se ku ndodhet Groenlanda.
Babis bëri këtë deklaratë kur gazetarët e pyetën mbi qëndrimin e qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan, Donald Trump, për këtë territor autonom danez.
“E bleva këtë glob të madh dhe të bukur për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda”, u shpreh Babis, duke theksuar se ky glob mund të ndihmonte për të kuptuar më mirë gjeografinë e këtij territori.
Përveç kësaj, ai postoi një video në Facebook ku e krahasoi globin me hartat “e sheshta” që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik.
“Në këtë glob të bukur mund të shohim madhësinë reale të Groenlandës krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Dhe Rusia është afër, dhe nëse do të kishte një konflikt, Zoti na ruajt, raketa nuk do të duhej të shkonte larg”, shtoi ai.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta në mediat sociale, ku përdoruesit e tallën Babisin për çmimin e globit, i cili ishte dhjetë herë më i lartë se çmimi i zakonshëm për objekte të tilla në Çeki. Një karikaturë në internet përshkruante situatën si një mashtrim, ku Babis u akuzua se kishte blerë globin një pensionisti naiv për një çmim të lartë.
Babis, 71 vjeç, u rikthye në pushtet në dhjetor, duke udhëhequr një qeveri koalicioni me partinë e tij ANO, Zërin e Shoferëve të krahut të djathtë dhe SPD-në e ekstremit të djathtë.
Top Channel