Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, vriten dy fëmijë
Franca dhe Evropa duan “respekt”, tha presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa mbërriti për një samit të liderëve të BE-së në Bruksel.
Presidenti francez përshëndeti një kthim në një “situatë shumë më të pranueshme” me Shtetet e Bashkuara, pas “përshkallëzimit” dhe “kërcënimeve për aneksimin e Grenlandës dhe tarifave (ndaj vendeve evropiane) nga Shtetet e Bashkuara”.
“Në këtë samit informal ne nënvizojmë unitetin e evropianëve në mbështetjen e Danimarkës, integritetit të saj territorial, sovranitetit të saj kombëtar. Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në rend”, theksoi ai, duke shtuar: “Ne mbetemi vigjilentë dhe të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicion nëse bëhemi përsëri shënjestër e kërcënimeve.”
Top Channel