Video/ Carney i përgjigjet Trump: Kanadaja ekziston, por jo falë SHBA-së
Politologia Albana Shehaj ka komentuar Edi Ramën, i cili zgjodhi të priste Ivanka Trump në Shqipëri dhe të mos ishte i pranishëm në Davos, aty ku u nënshkruar marrëveshja për Bordin e Paqes, lëvizje që e quajti ‘të zgjuar’ por me kosto.
E ftuar sot në ‘Top Story’, politologia e Harvard-it u shpreh se ftesa për kryeministrin Rama nuk mund të jetë kurrsesi personale, për aq kohë sa ai përfaqëson Shqipërinë.
Duke bërë një analogji me lojën e shahut, ajo u shpreh se lëvizja e Ramës është naive, ndërsa u tha se ai mendon që nëse i jep një shans vajzës së Trump për të bërë biznes në Shqipëri, do të mund të përfitojë politikisht nga presidenti amerikan.
“Ajo që ndodh shpesh në politikën e brendshme shqiptare është që biznesi ngatërrohet shpesh me politikën. Mos harroni se aktori tjetër në këtë lojë është Trump, një biznesmen dhe një politikan shumë i aftë. Është shumë i aftë t’i ndajë këto të dyja nga njëra-tjetra. Ai biznesin mund ta lërë në kuadratin e biznesit dhe politikën ta lërë atje, dhe çdo mendim nga politika shqiptare se duke i dhënë një shans biznesi presidentit Trump do t’ju japë atyre përfitime politike, është paksa naiv.
Një ftesë që i bëhet kryeministrit shqiptar nuk mund të jetë kurrë ftesë personale. Ai është figurë publike që përfaqëson shtetin shqiptar. Ajo që dua të them është që, edhe pse Rama zgjodhi lëvizjen e duhur, nëse do të pretendonim që po luanim shah, do të thoja që konsekuenca optimale e kësaj lëvizjeje ka qenë me kosto të lartë për Ramën”, u shpreh Shehaj.
Top Channel