Ceremonia për nënshkrimin e Bordit të Paqes/ Trump firmos me përfaqësuesit e 19 vendeve, e pranishme dhe Vjosa Osmani Gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, përfaqësuesja Erjola Shia tha se Gjykata nuk ka të drejtë të pezullojë nga detyra një ministre.
“A ka të drejtë gjykata të pezullojë një ministre? Ne argumentojmë se jo. Për ta bërë më të qartë, sjellim një shembull. Supozojmë se GJKKO do kishte lëshuar masën e arrestit për një deputet. A do duhet të priste sa përfundonte ankimin në të gjitha shkallat e gjykatat? Edhe Këshilli i Ministrave dhe kryeministri nuk kanë asnjë detyrim për të pritur shqyrtimin. Në lidhje me themelin e kërkesës. Deputeti gëzon imunitet, nuk mund të kontrollohet ose të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e Kuvendit.
Autorizimi i Kuvendit kërkohet jo vetëm për masa kufizimi personal. Çfarë mbron imuniteti i deputetit, lirinë apo detyrën që kryen si deputet. Synon mbrojtjen e detyrës së deputetit. Në të kundërt nuk do kishte asnjë arsye pse Kushtetuta ta mbronte lirinë personale. Vetë GJK ka mbajtur qëndrimin se autorizimi nga Kuvendi është i nevojshëm për arrestin me burg dhe arrestin në shtëpi. Anëtarët e Këshillit të Ministrave po ashtu gëzojnë imunitet. SPAK nuk ka zbatuar jurisprudencës e Gjykatës Kushtetuese se ka sqaruar se edhe ministri që nuk është deputet, ka të njëjtin imunitet”-tha përfaqësuesja e Kryeministrit.
Top Channel