“Pezullimi, njësoj si shkarkimi”/ Përfaqësuesja e Kuvendit në seancën për Ballukun: Janë shkelur dispozitat kushtetuese

22/01/2026 10:52

Në seancën për zv.kryeministren Belinda Balluku, përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë parashtroi qëndrimin, duke u shprehur se jane shkelur dispozitat kushtetuese.

Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi thotë se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë institucionale dhe ministri gëzon imunitetin e deputetit. Sipas saj, pezullimi është njësoj si shkarkimi.

“Vendimi i SPAK krahasohet me shkarkimin e një ministri duke mos mundësuar ushtrimin e detyrave. Vendimi i pezullimit është de facto një shkarkim. Ndalohet pjesëmarrja e ministrit në Këshillin e Ministrave. Kur të gjitha veprimet pezullohen, funksionari mbetet pa mundësi për të ushtruar detyrën.

Një element tjetër që e afron pezullimin me shkarkimin, fakti që një vendim i Gjykatës pezullon një ministër, në këtë rast ky vendim është paaftë. Ky afat i hetimit, duke ditur dhe mënyrën sesa zgjasin hetimet, mund të jetë e barabartë me një mandat. Kjo e bën de facto që pezullimin e ka shkarkuar. Në këto kushte, janë cenuar dispozitat kushtetuese që përcaktojnë mënyrën e emërimit apo shkarkimit të një ministri.”-u shpreh përfaqësuesja e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB