Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve, i shtoi rreth 3.5 milionë euro kapitalit të kompanisë italiane

22/01/2026 21:41

Syzet e diellit që mbajti Presidenti francez Emmanuel Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i rritën aksionet e prodhuesit iVision Tech me gati 28% sot, pasi fotot e presidentit duke i mbajtur ato u bënë virale në mediat sociale.

Grupi, i cili zotëron markën franceze të syzeve luksoze dhe syzeve të diellit Henry Jullien, tha të mërkurën se modeli që mbante veshur Macron ishte Pacific S 01, me çmim 659 euro në faqen e internetit të kompanisë. Rritja e aksioneve i shtoi rreth 3.5 milionë euro kapitalit të tregut të kompanisë italiane.

Meme, komente dhe spekulime rreth pamjes së Macron qarkulluan gjerësisht në mediat sociale, me disa referenca për filmin e vitit 1986, Top Gun, me protagonist Tom Cruise. Zyra e Macron tha se zgjedhja e presidentit për të mbajtur syze dielli gjatë fjalimit të tij në Davos, i cili u mbajt në ambiente të mbyllura, ishte për të mbrojtur sytë pas një problemi që presidenti francez kishte pasur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB