“Gjërat kthehen në rend kur Europa bashkohet”, Macron nga samiti i liderëve të BE-së: Nëse bëhemi shënjestër e kërcënimeve, do të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vazhduar të kritikojë ashpër Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për mosndalimin e kompanive të ndryshme nga shitja e komponentëve të raketave për Rusinë.
Ai ka theksuar se kjo ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kremlinit.
“Evropa nuk thotë asgjë, Amerika nuk thotë pothuajse asgjë, dhe Putini po prodhon raketa”, tha Zelensky.
Duke kërkuar mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare, ai theksoi se është këshilluar të shmangë përmendjen e raketave Tomahawk gjatë negociatave me SHBA-në, për shkak se kjo mund të ndikonte negativisht në klimën e bisedimeve.
“Na është thënë që të mos i përmendim këto raketa, sepse mund të prishim humorin në bisedimet me amerikanët”, shpjegoi ai.
Në lidhje me Evropën, Zelensky vuri në dukje se ka debate të brendshme pa fund që po pengojnë gjetjen e një qëndrimi të përbashkët. Ai e cilësoi këtë fragmentim si një pengesë për shndërrimin e Europës në një fuqi globale.
Kritikat e Zelensky janë një thirrje për veprime më të koordinuara dhe më të fuqishme nga ana e Perëndimit në luftën e tij kundër agresionit rus.
Top Channel