Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO, përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?

22/01/2026 11:25

Gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, përfaqësuesi i kryeministrisë u pyet edhe për dallimin mes pozitës së kreut të qeverisë dhe ministrit, sa I përket pezullimit nga gjykata.

Gjyqtari Asim Vokshi pyeti nëse mund të bëhet një dallim mes kryeministrit që nuk mund të pezullohet dhe ministrit i cili është i zëvendësueshëm.

Erald Jonuzaj, përfaqësues i Kryeministrisë, tha se kryeministrit i është shtrënguar dora për të bërë zëvendësimin e ministres, ndërkohë që Apeli mund ta rrëzojë masën e pezullimit të vendosur në shkallën e parë të GJKKO.

Gjyqtari Asim Vokshi: Ju e konsideroni shkarkim pezullimin nga detyra. Ka vend për të bërë një dallim mes pozitës së kryeministrit, i cili mund të argumentohet se është i  pamundur të pezullohet, me atë të ministrave të cilët janë të zëvendësueshëm?

Herald Jonuzaj, drejtor juridik i Kryeministrisë: A është duke iu shtrënguar dora kryeministrit për të zëvendësuar një ministër sepse është marrë një masë pezullimi? Kjo mund të bjerë në Apel. A po i shtrëngohet dora kryeministrit? Ne për këtë i jemi drejtuar Gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB