“T’i ofrosh biznes vajzës, e të mendosh se e ke mirë me Trump është naive”, politologia nga Harvard-i në ‘Top Story’: Lëvizje e zgjuar nga Rama, por me kosto
Nga njëra anë takimi në Davos, e nga ana tjetër mbërritja në Shqipëri e vajzës së Donald Trump, u shtruan për diskutim këtë të enjte në panelin e Top Story në Top Channel.
Teksa flitej se përse Edi Rama nuk ishte prezent në Davos, për të firmosur anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, gazetari Alban Dudushi u përplas në debat me demokratet Ilda Zhulali.
Dudushi tha se ftesa që Edi Rama mori nga Presidenti Trump rrëzoi pretendimet e PD se ai ka ‘krisje’ me SHBA. Sipas tij opozita ka bërë deklarata të ndryshme për Ramën dhe marrëdhënien e tij me Amerikën dhe Trump, por Zhulali iu përgjigj duke i thënë se duhet të flasë me emra, lidhur me ata që i kanë bërë këto deklarata.
Pjesë nga debati:
Dudushi: Ftesa e ardhur i kënaqi egon kryeministrit për ta bërë publike. Ju thatë se do i vënë pranga në SHBA
Zhulali: Cili nga opozita e ka thënë këtë? Nëse vë në gojën e opozitës fjalët e një gazetareje? Asnjë
Dudushi: Po që i keni thënë këto i keni thënë, herë publikisht herë në chat
Zhulali: Më thuaj një emër kush
Dudushi: Po ruaj një korrektësi për të mos nxjerr emra
Zhulali: Askush nuk a thënë që do vijnë ta marrin Ramën me datë 20 por e ka thënë një gazetare
Dudushi: Ju keni bërë më rëndë akoma, keni thënë ashtu si Maduro do vijnë ta marrin me helikopter
Zhulali: Kush e ka thënë?
Dudushi: Pyeti shokët e tu, unë nuk tregoj emra
Zhulali: Po i kam pyetur shokët e mi dhe s’ke ka thënë njeri. Ti sapo prodhove një narrativë falso të propagandës
Dudushi: Kush e vuri atë manekinin e ‘Ramaduros’ atje?
Zhulali: Është simbolikë
Dudushi: Po sot në Kuvend a i thatë që nuk shkon dot atje
Zhulali: Ne e pyetëm
Top Channel