Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”
‘Në shtëpinë e Bardhë do të ulem si anëtar i Bordit të Paqes”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama deputetëve të Partisë Demokratike.
Teksa u ndal gjatë te Bordi i Paqes, i iniciuar nga Trump, Rama ironizoi opozitën duke thënë se se gënjyen në lidhje me ftesën, duke thënë në fillim se nuk është e vërtetë, më pas që e kanë të gjithë liderët botërorë atë ftesë.
Po ashtu nuk munguan as ironitë nga ana e kreut të qeverisë.
“Unë me ju nuk tallem, nuk tallem, kurrë me fitoret tuaja. Sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta uroj ushtrinë amerikane të bashkohet me protestën tuaj nga tarraca e kryeministrisë, sepse do dorëzohem vetë paqësisht. Do të vijnë të më marrin me eskortë dhe të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për të më ulur si anëtar të Bordit të Paqes.
Ju prisni të fitoni me helikopterë të ushtrisë amerikane, por jo se unë do dorëzohem vetë. Fituat edhe këtë herë. Në fillim thashë që nuk është ftesë, unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak, se po mbyteni. Larg qofshi të mbytur. Doli ftesa, thatë; këtë ftesë e ka gjithë bota. Tani thatë: “Nuk je te bordi.” Ok, ok! Rëndësi ka që do ngrini kartonin me votën tuaj dhe do të miratoni Bordin e Paqes. Sot do ngrini kartonin, do fitoni, po apo jo? Po, po! Ju denoncuat aferën 1 miliard dollarë që ua premtova seksereve të vendit, por denoncimi juaj më detyroi të hiqja dorë dhe Trump u detyrua të më pranonte pa pagesë.“, u shpreh Rama.
Top Channel